Rrëfime nga të mbijetuarit e masakrës së burgut të Dubravës

Rrëfime nga të mbijetuarit e masakrës së burgut të Dubravës

Aktuale May 19, 2019 - 20:47
Lexo Detajet

Sadik Zeqiri është personi që i mbijetoi tmerrit në burgun e Dubravës.

Para 20 vjetësh ai ishte i burgosur politik kur forcat serbe nisën ekzekutimin e shqiptarëve që aty po vuanin dënimin.

Rreth 150 të burgosur shqiptar mbetën të vrarë e qindra të tjerë u plagosën.

Në grupin e këtyre të fundit është edhe Zeqiri i cili tregon se si nisi gjithçka më 19 maj të vitit 1999.