Veseli: Zgjedhjet në veri konfirmuan sovranitetin e Kosovës

Veseli: Zgjedhjet në veri konfirmuan sovranitetin e Kosovës

Aktuale May 19, 2019 - 22:06
Detajet!

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përgëzuar qytetarët e komunave veriore për procesin e qetë zgjedhor, të mbajtur gjatë ditës së sotme, raporton zeri.info.

“Përgëzoj qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe i falënderoj ata për përkrahjen bindëse dhe besimin e madh për partinë e tyre, për Partinë Demokratike të Kosovës, si parti fituese shqiptare”, deklaroi ai.

Veseli me këtë rast tha se me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës.

“Me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës. Do të punojmë bashkë, edhe më shumë, për ta përmirësuar jetën e secilit, në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, e në tërë Kosovën. Ecim përpara me Dekadën e Re”, ka potencuar kreu i kuvendit.

Procesin zgjedhor në veri gjatë së dielës e ka përshëndetur edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit me këtë rast ka thënë se qytetarët e katër komunave veriore dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. /Zeri