Politikanit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, MPJ e tregon arsyen

Politikanit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, MPJ e tregon arsyen

Aktuale May 20, 2019 - 23:17
Lexo Detajet

Politikani serb, Bosko Obradoviq përmes një postimi në Twitter tregoi se shteti i Kosovës sot përmes një vendimi ia ka ndaluar hyrjen.

Indeksonline kontaktoi me zyrtarin nga Minstria e Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj për të treguar shkaqet se pse iu ndalua hyrja Obradoviqit.

Ai tha se MPJ në bashkëpunim me institucionet e rendit i përcjellin në vazhdimësi i përcjellin aktivitetet e personave që janë në rrezik për sigurinë e vendit.

“MPJ ne bashkëpunim me institucionet e rendit dhe sigurisë se Qeverise se Kosovës  ne vazhdimësi përcjell  dhe aktivitetet e personave qe janë rrezik për sigurinë vendit.”, tha Zyberaj.

Tutje, ai tha se Obradoviqi është në listën e personave ‘Non-grata’ të Kosovës.

“Ne kuadër te saj, siç mund te jeni te njohur edhe me herët ne listën e personave “Non-Grata” dhe ndalim hyrje ne Kosove ndodhet kryetari i lëvizjes ekstreme te djathtë ‘Dveri’.”, u shprehë Zyberaj.