'Rrëfehet' ministri Valdrin Lluka!

'Rrëfehet' ministri Valdrin Lluka!

Aktuale May 21, 2019 - 18:59
Lexoni detajet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shkruar në Facebook se ai akoma nuk e ka parë asnjë seri të serialit Game of Thrones, saqë as emrin e saktë të këtij seriali nuk e ka shkruar mirë.

Ai në këtë shkrim ekzagjerues, ka thënë se dëshiron të rrefehet dhe se si ai akoma nuk e ka parë asnjë sezon të këtij seriali.

“E di që është jo njerëzore, por kam nevoj për përkrahje. Ajo se çfarë dua të rrëfej mund të prekë shumë nga ju, dhe mund të mos e besoni që kam bërë një gabim të tillë”, shkruan Lluka.

“Edhe njëherë, mos më paragjykoni. Edhe unë dua të jetoj pa presion nga shoqëria jonë. Rrëfimi është ky: Nuk e kam parë asnjë seri të Games of Thrones”, kështu e përfundon statusin ministri.

Shkrimi i tij në Facebook:

Dua të rrëfehem për një gjë. Shpresoj që do të gjej mirëkuptimin e të gjithë juve dhe të mos shihet si diçka e keqe, negative apo e poshtër. Jam i tensionuar gjerësa e shkruaj këtë rrëfim, por sidoqoftë është më mirë ta largoj nga vetja se sa ta mbaj atë brenda në zemër. Më mundon shumë, por, duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, do ta kaloj lehtë këtë poshtërsi. Ju lutem, mos paragjykoni. E di që është jo njerëzore, por kam nevoj për përkrahje. Ajo se çfarë dua të rrëfej mund të prekë shumë nga ju, dhe mund të mos e besoni që kam bërë një gabim të tillë. Por, ka ardhur koha. Edhe njëherë, mos më paragjykoni. Edhe unë dua të jetoj pa presion nga shoqëria jonë. Rrëfimi është ky: Nuk e kam parë asnjë seri të Games of Thrones!