KFOR’i gjerman vazhdon mandatin në Kosovë

KFOR’i gjerman vazhdon mandatin në Kosovë

Aktuale May 22, 2019 - 15:59
Detajet

Ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë do t’u vazhdohet edhe për një vit mandati për misionin e tyre paqeruajtës në vend.

20 vjet pas luftës, numri i ushtarëve gjermanë në Kosovë është reduktuar, shkruan lajmi.net.

Nga 800 sa kanë qenë më herët, aktualisht janë 400.

Sidoqoftë, Qeveria gjermane konsideron se është në interesin e tyre që ushtarë të këtij shteti të jenë prezent në Kosovë.

Megjithatë, drita e gjelbër për këtë vendim pritet të jipet nga Bundestagu gjerman.