Ditë e keqe për Daçiqin, nga sulmi terrorist në Somali tek prishja e aeroplanit të Qeverisë serbe

Ditë e keqe për Daçiqin, nga sulmi terrorist në Somali tek prishja e aeroplanit të Qeverisë serbe

Aktuale May 23, 2019 - 09:12
Lexo tjera detaje

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq kaloi një ditë mjaft të tensionuar të mërkurën.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka qëndruar të mërkurën në Pallatin presidencial të Somalisë, në momentet e një sulmi terrorist.

Daçiq në momentin e dëgjimit të shpërthimit ishte duke biseduar me presidentin e Somalisë, i cili u përkul pas ngjarjes së sulmit.

“Ne jemi të mësuar, ne kemi qenë të bombarduar”, deklaroi Daçiq, raporton “Tanjug”.

Presidenti i Somalisë i kishte thënë se nëse do ta kishte në takim ndonjë përfaqësues nga Perëndimi, ata menjëherë do të largoheshin.

Daçiq ka bërë të ditur se ishte njoftuar se cak i sulmit ka qenë ish Ministri i Punëve të Jashtme i Somalisë, përcjell lajmi.net.

Daçiq nuk kaloi një mbrëmje të qetë pasi aeroplani i Qeverisë së Serbisë me të cilin po udhëtonte kishte një defekt dhe ai u desh të ateronte në Athinë.