KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri
Foto: Ilustrim

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri

Aktuale May 23, 2019 - 10:41
Lexo Detajet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot një konference për media nga ora 14:00.

Sipas njoftimit, KQZ pritet të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019.

Kujtojmë se të dielën u votua në katër komunat, ku garuan PDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe.