Albright : Jam krenare për vajzat e vogla kosovare që e kanë emrin Madeline

Albright : Jam krenare për vajzat e vogla kosovare që e kanë emrin Madeline

Aktuale June 12, 2019 - 11:26
Lexoni detajet

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright është pritur sot nga presidenti Hashim Thaçi, ndërkohë që Kosova feston 20-vjetorin e çlirimit.

Gjatë konferencës për media ish-sekretarja e Shtetit tha se është krenare për vajzat e vogla që kanë emrin Madeleine.

“Faleminderit president për ketë nderim. Me duhet të them se asgjë s’më bën me të nderuar se të jem pjese e Kosovës. Jam krenare me atë që betë ju. Kurrë nuk do ta harroj, kur erdha në Prishtinë pas përfundimit të luftës dhe i dëgjoja njerëzit duke thirrur USA. Jam e nderuar të jem këtu me ju dhe të vazhdoj të punoj për liri dhe demokraci në Kosovë. Kosova është vend i pavarur dhe duhet të njihet ashtu. Jam krenare edhe për ato vajzat e vogla që e kanë emrin Madeleine”, tha Albright.

Ndërkohë, presidenti Thaçi, duke iu drejtuar znj. Albright tha se ajo mbetet një hero për Kosovën.