Basha: 30 qershori, dita kur nis fundi i regjimit të Ramës

Basha: 30 qershori, dita kur nis fundi i regjimit të Ramës

Aktuale June 24, 2019 - 21:41
Lexo Detajet

Ndërsa komentoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili nuk e njohu sot dekretin e Presidentit Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, duke lënë në garë PUK e Idajet Beqirit, kryedemokrati Lulzim Basha dha një mesazh të prerë.

Sipas tij, janë dy kushtet e panegociueshme që opozita t’i rikthehet jetës politike. Përveç largimit të Ramës, që është kërkuar që në krye të herës, kusht tjetër, siç tha Basha është edhe ndëshkimi i çdo politikani, apo personi të përfshirë në blerje votash.

“Ka vetëm një mënyrë si mund të ketë zgjidhje situata: Dalja para drejtësisë e atyre që kanë vjedhur zgjedhjet dhe largimi i Edi Ramës. Këto kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Nuk do të ketë rikthim në asnjë aktivitet politik. Rama po përpiqet t’i shmangë, por nuk do ia dalë. Ne do ja arrijmë, shpresojmë pa kosto shoqërore. Kriminelët duhet të jenë në burg”,- tha ai.

Kryedemokrati Basha foli ndër të tjera edhe për 30 qershorin, duke e konsideruar ditën kur merr fund regjimi i Ramës.

“Plani i Ramës për destabilizim dhe luftë ndaj shqiptarëve do dështojë. Shqiptarët janë bërë bashkë për të mos lejuar farsën elektorale. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Ramës. Ju ftoj të jeni të vendosur në këtë betejë”,- shtoi ai ndër të tjera./BalkanWeb/