Më shumë hapësira publike në plazhet e Shqipërisë

Më shumë hapësira publike në plazhet e Shqipërisë

Aktuale July 14, 2019 - 07:51
Lexo tjera detaje

Turistët duhet të kenë hapësira publike në plazhet shqiptare. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi paralajmëroi të gjithë subjektet gjatë mbledhjes së Task-Forcës në Pogradec, që nuk do tolerohen në rast shkelje.

“Është rritur numri i turistëve, është rritur turizmi, por na duhet të ecim paralelisht me standardet. VKM-ja për stacionet e plazhit parashikon 20 % të hapësirës së bregdetit brenda një njësie, duhet të jetë plazh publik. Kjo nuk është respektuar dhe tashmë institucionet do të veprojnë, sikundër në Durrës që iu kthye hapësira e plazhit publik, qytetarëve”.

Ministri Klosi kërkoi që të ketë kulla vrojtimi dhe rojeve të certifikuara që plazhet të jenë më të sigurta, për ta pasur një turizëm sa më cilësor. Blendi Klosi i tërhoqi vëmendjen operatorëve turistikë edhe për sa i përket zbatimit të standarteve mjedisore./tv klan.al