Gjuriq: Bashkësia ndërkombëtare për dikë është nënë e për dikë njerkë

Gjuriq: Bashkësia ndërkombëtare për dikë është nënë e për dikë njerkë

Aktuale August 14, 2019 - 10:43
Lexo Detajet

“Me thirrje të vendeve të Kuintit që Beogradi ta ndërpresë fushatën për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa Prishtina t’i heqë taksat, bëhet barazi artificiale në mes Serbisë e cila i mbron, dhe Kosovës e cila i shkelë normat e të drejtës ndërkombëtare”, thotë i ashtuquajturi drejtor i zyrës së qeverisë së Serbisë Marko Gjuriq.

Ai për televizionin serb TV Pink ka thënë se nuk është i befasuar me kumtesën e vendeve të Kuintit, dhe se bashkësia ndërkombëtare “për dikë është nënë e për dikë njerkë”, si dhe “sa i përket çështjes së Kosovës, një pjesë e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk janë shumë miqësorë ndaj Beogradit.

Ai pretendon se “Serbia po mbrohet në organizatat ndërkombëtare prej përpjekjeve të Prishtinës që të bëhet anëtar i tyre, dhe se këtu nuk ka shkelje të drejtës ndërkombëtare”.

“Serbia po mbrohet sepse po tentojnë të na e grabisin një pjesë të territorit, shqiptarët po tentojnë të na e grabisin Kosovën e shenjtë”, i kopjon Gjuriq, fjalët e kriminelit Millosheviq të para 20 vjetëve.

Ai shton se me këtë po tregohet se çfarë dëshirojnë vendet e Kuintit si rezultat të dialogut, e kjo është që ta detyrojnë Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Për këtë ditëve të fundit na ka paralajmëruar presidenti ynë Vuçiq. Ky është fakti i vështirë dhe i pakëndshëm dhe kjo do të thotë se do të jemi të ballafaquar me sfida të mëdha politike në muajt e ardhshëm. Mirëpo ne nuk do të vajtojmë dhe rënkojmë, ne do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Gjuriq.