Haradinaj: Si kryeministër jam detyruar të luftojë logjikën e sjelljes si protektorat

Haradinaj: Si kryeministër jam detyruar të luftojë logjikën e sjelljes si protektorat

Aktuale August 17, 2019 - 18:15
Lexoni detajet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në Këshillin Drejtues të AAK-së në Lipjan, ka thënë se është detyruar ta luftojë logjikën e sjelljes si protektorat.

Haradinaj ka thënë se e ka bërë këtë duke marrë vendime sovrane në mbrojtje të të drejtës së Kosovës.

“Udhëheqja e vendit nga Aleanca është garancë se Kosova do të veprojë në kapacitete të plota 100% shtet dhe për kthimin e vlerave tona sublime të nderit, moralit e dinjitetit”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Në Lipjan, me Këshillin Drejtues të Aleancës, theksova se nga logjika e sjelljes si protectorate, para dy vjetësh, si Kryeministër, jam detyruar ta ndërroj drejtimin e shtetit, duke marrë vendime sovrane në mbrojtje të të drejtës së Kosovës. Udhëheqja e vendit nga Aleanca është garancë se Kosova do të veprojë në kapacitete të plota 100% shtet dhe për kthimin e vlerave tona sublime të nderit, moralit e dinjitetit.