Mustafa anashkalon Xhafer Tahirin, ja kë e zgjedhi nga Vushtrria në Kryesi të LDK-së

Mustafa anashkalon Xhafer Tahirin, ja kë e zgjedhi nga Vushtrria në Kryesi të LDK-së

Aktuale August 24, 2019 - 17:56
Lexoni detajet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dje prezantoi  para mediave 33 emrat e kryesisë së re të partisë, që u zgjodhën katër javë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të partisë në të cilin delegatët ia besuan Mustafës edhe mandatin e tretë në krye të partisë.

Por jashtë kësaj kryesie të zgjedhur nga Isa Mustafa mbetën disa prej njerëzve të LDK-së, që opinioni ka pritur se do të bëhen pjesë e saj, si deputetët Arben Gashi e Armend Zemaj dhe kryetari i komunës së  Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ky i fundit siç po shihet nuk është njëri prej personave të preferuar të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi që javë më parë ia kishte pamundësuar edhe zgjedhjen për kryetar të degs së LDK-së në Vushtrri, shkruan Veriu.info

Kjo pasi që Xhafer Tahiri kishte shprehur ambiecien e tij të zgjedhet kryetar i degës në Vushtrrisë, përderisa në të njëjtën kohë garës i kishte hyrë edhe Hysni Gërguri, i cili prej disa vitesh ishte kryetar i degës.

Pas një takimi të mbajtur në Prishtinë, ku prezent ishte edhe Isa Mustafa, Xhafer Tahirit i ishte bërë trysni që të tërhiqet nga kandidatura për kryetar dege, gjë të cilën ai e kishte bërë, duke ia mundësuar Hysni Gërgurit të rizgjidhet kryetar i degës pa kundërkandidat.

Mirëpo, Isa Mustafa nuk e ka lënë pa përfaqësues Vushtrrinë në Kryesinë e LDK-së, pasi që anëtare e Kryesisë është zgjedhur Rrezartëa Krasniqi, që është asambleistë e LDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, dhe që njihet si njëra prej bashkëpunëtorëve më të afërta në parti të Hysni Gërgurit.

“Të dashur miq, Sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me propozim të kryetarit Isa Mustafa dhe miratim të KP-së, do të jem anëtare e Kryesisë së LDK-së. Bashkë kemi një rrugë të gjatë dhe me sfida, por do të shihemi në fitoren e madhe të LDK-së”, ka shkruar Rrezartë Krasniqi në Facebook.