Albin Kurti lajmërohet nga Bundestagu gjerman

Albin Kurti lajmërohet nga Bundestagu gjerman

Aktuale September 10, 2019 - 20:44
detajet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me bashkëpartiakët ka shkuar për vizitë zyrtare në Bundestagun gjerman, njofton Gazeta Blic.

“Në këto katër takime të ndara diskutuam rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon, për fushatën zgjedhore në Kosovë drejt 6 tetorit, për idetë e VETËVENDOSJE!-s për daljen nga kriza socio-ekonomike dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit, për dialogun e ardhshëm me Serbinë etj.”, ka thënë Kurti.

Postimi i plotë:

Së bashku me Glaukun dhe Mevlyden sot në Bundestagun gjerman takuam deputetët e SPD-së, Josip Juratovic dhe Stefan Schwartze, si dhe deputetin e partisë CDU Peter Weiß. Më pastaj, në Ministrinë e Punëve të Jashtme takuam znj. Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Juglindore, si dhe zëvendësja e saj, znj. Sabrine Stöhr. Në këto katër takime të ndara diskutuam rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon, për fushatën zgjedhore në Kosovë drejt 6 tetorit, për idetë e VETËVENDOSJE!-s për daljen nga kriza socio-ekonomike dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit, për dialogun e ardhshëm me Serbinë etj.

Vizitën në Berlin e vazhdojmë edhe nesër, gjatë ditës në Bundestag, pastaj në konferencën në Aspen Institute në ora 17:00, si dhe në tubimin me bashkatdhetarë që mbahet në ora 20:00, në Iconic Studio, Glasowerstraße 44-47, 12051, Berlin.