Pacolli reagon ndaj deklaratave për tërheqje të njohjes ndaj Kosovës nga Çekia

Pacolli reagon ndaj deklaratave për tërheqje të njohjes ndaj Kosovës nga Çekia

Aktuale September 11, 2019 - 17:40
Detajet

Ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Kosova ka marrdhënie të mira me shtetin e Çekisë.

Pacolli nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se ky vend përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petëíëek ka konfirmuar mbështetjen e fuqishmë për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare.

“Republika Çeke sot përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petëíëek ka konfirmuar mbështetjen e fuqishmë për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare. Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, ka shkruar Pacolli.

Siç shprehet ai, nuk do të ketë asnjë ç’njohje të Kosovës.

“Nuk ka asnjë ç’njohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petëíëek për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke”, përfundon shkrimin e tij Pacolli.