Hoti i reagon Veselit: Listat e veteranëve nuk pastrohet nga ata që i kanë fryer

Hoti i reagon Veselit: Listat e veteranëve nuk pastrohet nga ata që i kanë fryer

Aktuale September 11, 2019 - 20:20
detajet

Kandidati për deputet, Avdullah Hoti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i cili tha se do ta pastrojë listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se kjo listë nuk mund të pastrohet nga ata që është fryer.

“Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer, por nga prokuroria. Mjafton që prokurorët  të mos kërcënohen”, ka shkruar Hoti.

Veseli gjatë një vizite me ish-ushtarë të UÇK-së në rajonin e Drenicës ju ka premtuar se do ta bëjë pastrimin e listave të veteranëve.

“Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së”, ka shkruar Veseli në Facebook.