Matoshi dhuron 450 kontejnerë mbeturinash për familjet në Bujanoc

Matoshi dhuron 450 kontejnerë mbeturinash për familjet në Bujanoc

Aktuale September 21, 2019 - 14:38
Detajet

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, ka qenë për vizitë sot në Bujanoc me ç’rast në ditën e aksionit global të pastrimit të tokës ka dhuruar 450 kontejnerë.

Këtë Matoshi e ka bërë në bashkëpunim me ‘Let’s Do It Kosova’ ku edhe nënshkruan marrëveshje për dhurimin e këtyre 450 kontejnerë të mbeturinave për 450 familje në Bujanoc, përcjell “Zëri.info”.

Postimi i plotë i Matoshit:

50 kontejnerë për Bujanocin

Në ditën e aksionit global të pastrimit të tokës, i lumtur që po ndihmojmë edhe komunën e Bujanocit për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Let’s Do It Kosova, sot u nënshkrua marrëveshja mes kryetarit Shaip Kamberi e drejtorit Luan Hasanaj për dhurimin e 450 kontejnerve për mbeturina për 450 familje të Bujanocit.

Kjo është më e pakta nga ajo që duhet të bëjmë për qytetarët e luginës së Preshevës.

Bashkë për një mjedis të pastër!