Pacolli mbërrin në New York: Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Pacolli mbërrin në New York: Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Aktuale September 21, 2019 - 23:26
Detajet

Ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka arritur në New York.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të zhvilloj takime me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto shtete.

“Sapo arrita në Neë York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Ditëve të ardhshme do të zhvilloj takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar poziten ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se kryeministri shqioptar, Edi Rama ka anuluar udhëtimin e tij në SHBA para pak orësh, pas tërmeteve që goditën Shqipërinë.

Ai ka planifikuar të mbajë sonte një mbledhje të Qeverisë për të diskutuar për gjendjen në vend, ndërsda nesër do ta mbledh edhe parlamentin bashkë me ministrat dhe kryetarët e bashkive.