Ekskluzive: A do ta kalojë Limaj pragun zgjedhor pas takimit të fshehtë që pati me Isa Mustafën

Ekskluzive: A do ta kalojë Limaj pragun zgjedhor pas takimit të fshehtë që pati me Isa Mustafën

Aktuale October 09, 2019 - 21:56
Detajet

Para se të kërkohet rinumërimi i votave në nivel vendi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj e Isa Mustafa zhvilluan një takim të hënën mbrëma, shkruan Zëri.info.

Në vilën e liderit të LDK-së në Prapashticë, ku i pranishëm ishte edhe djali i Mustafës, Besnik Mustafa, u diskutua mundësia e futjes së partisë së Limajt në Kuvendin e Kosovës, pasi që ky i fundit në zgjedhjet e 6 tetorit nuk arriti ta kalojë pragun.

Kështu thonë burime të gazetës “Zëri” të afërta me LDK-në të cilat pohojnë se ky bashkëpunim i LDK-së dhe Nimës nuk po pëlqehet nga të gjithë brenda partisë së Isa Mustafës.

Ndonëse përpjekja e këtyre tri subjekteve opozitare u hodh poshtë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, sot në një konferencë për medie Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të bëjë rinumërimin e votave në 303 vende.

Ky rinumërim mund të mjaftojë që Nismës Socialdemokrate t’ia mundësojë kalimin e pragut zgjedhor dhe rrjedhimisht futjen e koalicionit Nisma-AKR-PD.

Kujtojmë, se pas numërimit të plotë të votave të rregullta, Nisma ka arritur të marrë 39495 vota apo 4.96 për qind, duke mbetur nën pragun prej 5 për qind./ZERI