Publikohen fotot e takimit të Emisarit të Trump me Kurtin, Osmanin, Veselin e Haradinajn

Publikohen fotot e takimit të Emisarit të Trump me Kurtin, Osmanin, Veselin e Haradinajn

Aktuale October 10, 2019 - 18:31
Lexoni detajet

Ambasada Amerikane në Kosovë një ditë pas vizitës së të deleguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka publikuar fotografi të takimeve që ky i fundit i pati me liderët e vendit.

Në faqen zyrtare të ambasadaës, përvec fotografite të publikuara nga takimi, thuhet se në vizitën zyrtare të Grenell në Kosovë i njejti u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe drejtuesit e partive në vend,  Albin Kurti, Isa Mustafa, Vjosa Osmani, Kadri Veseli, dhe Ramush Haradinaj, derisa i njejti në Beograd u takua me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin Ana Brnabië.

Grenell tha se zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punë e rritja e mundësive për tregëti janë pjesë kryesore për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

“Qëllimi është që të bashkojmë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të zgjidhur pikat e konfliktit në rajon. Të dy palët do të duhet të punojn