Vjosa Osmani: Njerëz të panjohur më hynë në oborr dhe m’i frikësuan fëmijët
FOTO: Laura Hasani

Vjosa Osmani: Njerëz të panjohur më hynë në oborr dhe m’i frikësuan fëmijët

Aktuale October 10, 2019 - 20:58
Lexoni detajet

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, thotë se lajmet të cilat ajo i konsideron të rreme gjatë fushatës zgjedhore e kanë rrezikuar atë dhe familjen e saj.

Vjosa Osmani thotë se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare ajo është kërcënuar nga njerëz të panjohur.

“Njerëz të panjohur kanë ardhur në oborrin tim dhe m’i kanë frikësuar fëmijët”, ka thënë Osmani, në KTV.

Osmani ka thënë në Rubikon se asaj i kanë ardhur kërcënimet për shkak të disa raportimeve se ajo ka punuar në UNMIK ku janë hetuar krimet e luftës, se ka lidhje me rusë dhe se do të jetë dëshmitare në Gjykatën Kushtetuese.