Verfikimi i zarfeve nga Serbia, punëtorët ndjejnë kokëdhimbje

Verfikimi i zarfeve nga Serbia, punëtorët ndjejnë kokëdhimbje

Aktuale October 23, 2019 - 12:32
Detajet

Brenda objektit të Ministrisë së Transportit në Prishtinë ka nisur shqyrtimi i votave të ardhura nga Serbia, duke u bërë kështu vërtetësia e tyre, nëse zarfet në të cilat janë vendosur ato kanë përbërje helmuese.

Ky verifikim po bëhet në kushte të jashtëzakonshme, derisa Indeksonline është në vendin e ngjarjes.

Punëtorët që janë angazhuar në këtë proces, kanë nisur të kenë probleme me erën e rëndë të zarfeve, derisa disa nga ta kanë thënë se kanë filluar të ndjejnë kokëdhimbje, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që pas hapjes së këtyre zarfeve më 13 tetor u helmuan 29 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar të hënën që kaloi, nga spitali.

Image

Image

Image