Hoxhaj: Ne s’ do të ndalemi, derisa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës

Hoxhaj: Ne s’ do të ndalemi, derisa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës

Aktuale October 23, 2019 - 12:58
Lexoni detajet

Zëvëndëskryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar miratimin e rezolutës së Dhomës së Përfaqësuesve në kuadër të Kongresit Amerikan për përfshirjen e Serbisë në  rastin e vëllezërve Bytyçi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka deklaurar se ky hap është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe se nuk do të ndalen derisa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Dhoma e Përfaqësuesve në kuadër të Kongresit Amerikan ka miratuar unanimisht rezolutën për zbardhjen e vrasjes makabre të vëllezërve Bytyqi të orkestruar nga Serbia. Rezoluta shpreh pakënaqësi të madhe për mënyrën se si është trajtuar ky rast nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Kjo shënon hap të rëndësishëm që tregon përkushtimin amerikan për vënien e drejtësisë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Ne nuk do të ndalemi deri sa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës. Drejtësia do të bëhet.