Limaj i shqetësuar: QNR po përgatitet që sonte të filloj numrimin e votave nga Serbia

Limaj i shqetësuar: QNR po përgatitet që sonte të filloj numrimin e votave nga Serbia

Aktuale October 23, 2019 - 20:23
Detajet

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, edhe një herë ka shprehur shqetësim në lidhje me votat që kanë ardhur nga Serbia.

Limaj pas konferencës për media, ku ka kërkuar nga KQZ-ja, të mos I numroj votat nga të cilat ishin helmuar punëtorët e KQZ-së, ka thënë se ka informacione se këto vota do të numrohen sonte në ora 21:00, tansmeton “Zëri.info”

“I shqetësuar nga informacionet e fundit se QNR po përgatitet që sonte në ora 21:00 të fillojë numërimin e votave të parregullta të ardhura nga Serbia”, ka shkruar Limaj në Facebook./ZERI/