Mustafa: Na vjen keq që një pjesëtar i BIA-s u bë deputet i Kuvendit të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Mustafa: Na vjen keq që një pjesëtar i BIA-s u bë deputet i Kuvendit të Kosovës

Aktuale November 08, 2019 - 15:35
Detajet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur sot në një konferencë për media të kësaj partie pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Ai ka deklaruar se në bisedimet që grupet punuese kanë zhvilluar me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë janë pak çështje në të cilat nuk pajtohen.

Në konferencë kreu i LDK-së foli edhe për zgjedhjen deputet të ish spiunit të BIA-s serbe nga Lista Serbe, Branislav Nikolic, raporton Gazeta Express.

Mustafa tha se është për keqardhje që një punëtor i BIA-s serbe të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne me keqardhje e kemi marë këtë informatë që dikush qe konsiderohet se ka qenë punëtor i BIA-s serbe të vij të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, por nuk është në fuqinë e as në vullnetin e LDK-së, me qenë në vullnetin tonë kjo nuk do të kishte ndodhë, mirëpo ligji dhe kushtetuta duhet të veprojë ashtu siç vepron ligji ashtu do të veprojmë edhe ne”, ka thënë Mustafa.