Albin Kurti pranon ministrin e propozuar nga Lista Serbe si ministër të tij

Albin Kurti pranon ministrin e propozuar nga Lista Serbe si ministër të tij

Aktuale November 08, 2019 - 16:06
Detajet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, ka thënë shumë herë që nuk do të bëj koalicion me Listën Serbe dhe ministrat e saj serbë janë dirigjuar gjithnjë në Beogradi.

Ai edhe pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit ka ripërsëritur disa herë se nuk do të bëj koalicion me Listën Serbe dhe për ministra serbë do t’i emërojë vetëm politikanët lojalë serbë ndaj Kosovës.

Por, ai tashmë ka ndryshuar qëndrim lidhur me këtë çështje.

Ballkani.info ka mësuar se Kurti përmes ndërkombëtarëve u ka dërguar porosi që do ta pranoj si ministër të tij atë që e propozon Lista Serbe, por që zyrtarisht nuk dëshiron që të kenë koalicion zyrtarisht.

Përmes një ndërmjetësuesi ndërkombëtar, siç mëson Ballkani.info, Kurti ka kërkuar nga Lista Serbe që të mësojë se cilat janë kërkesat e tyre, por ata kanë refuzuar që të flasin përmes ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, duke çuar porosinë se nëse nuk përfillet Kushtetuta e Kosovës, ata rastin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Kushtetutës, ministri serb duhet të zgjidhet me pëlqimin e shumicës së përfaqësuesve serbë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe shumicën e deputetëve serbë e përbën Lista Serbe.

Nëse Qeveria e Kosovës e redukton numrin e ministrive në 12, atëherë pjesë e ekzekutivit do të jetë vetëm një ministër nga komuniteti serb. Nëse numri i ministrive do të jetë më i madh, atëherë komuniteti serb do të ketë edhe ministra të tjerë.

Ky pritet të jetë edhe premtimi i parë i Kurtit, të cilin ai nuk do ta përmbushë.