Deklarohen nga AKR: Tregojnë a do të hyjnë në koalicion me VV-në

Deklarohen nga AKR: Tregojnë a do të hyjnë në koalicion me VV-në

Aktuale November 17, 2019 - 12:00
Detajet

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur rreth mundësive për një koalicion LVV-AKR.

Makolli ka theksuar se deri tani nuk ka asnjë bisedim të tillë si dhe ka theksuar se do të shkojnë në harmoni me koalicionin ku bëjnë pjesë.

“Edhe bisedimet mes dy fituesve të zgjedhjeve kanë stagnuar dhe jo më me ne që jemi parti më e vogël. Nuk ka kurgja rreth atyre zërave, ne jemi për me rrespektu rregullat demokratike , dihet që jemi dhe në koalicion me dy parti të tjera dhe do të rrespektojmë dhe ato dhe do të veprojmë në harmoni me marrëveshjen që e kemi. Ne jemi parti demokartike dhe liberale, e respektojmë mendimin e tjetrit mirëpo vendimet merren në mënyrë zyrtare nga organet përgjegjëse të partisë” ka thënë Makolli.

Kujtojmë se AKR është në koalicion parazgjedhor me NISMA dhe PD.

Ky koalicion arriti ta kalojë pragun pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme për të mos pranuar votat e ardhura me postë nga Serbia me një rezulatat tepër të ngushtë.