Pas presionit publik, Edi Rama largon hartën skandaloze ku Kosovën e bënte pjesë të Serbisë

Pas presionit publik, Edi Rama largon hartën skandaloze ku Kosovën e bënte pjesë të Serbisë

Aktuale November 19, 2019 - 15:50
Lexoni detajet!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka publikuar një hartë në rrjetin social Facebook, në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë.

Harta e cila paraqitej brenda një videoje të publikuar nga Rama, e që fliste për investimet për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të Shqipërisë, është edituar nga ai, duke e larguar nga videoja hartën skandaloze.

LEXO EDHE: Edi Rama publikon një hartë ku shihet Kosova brenda kufijve të Serbisë

Harta e parë paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë. Në pjesën lart të Shqipërisë, është Mali i Zi, kurse në pjesën e majtë ku është dashur të jetë Kosova, ajo nuk gjendet fare dhe e gjitha ishte në territor të Serbisë.

Një hartë e tillë është publikuar edhe më herët nga mediat serbe, pas takimit të Ohrit, i cili bashkoi Edi Ramën, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuciqin, për të folur për Minishengenin Ballkanik.

Image 
Image