Çka ndodh kur plaçkiten bankat, a vidhen paratë e qytetarëve?

Çka ndodh kur plaçkiten bankat, a vidhen paratë e qytetarëve?

Aktuale November 19, 2019 - 17:55
Detajet

Kohë më parë në vend ishte krijuar një situatë pasigurie dhe ishte raportuar për raste të shpeshta të plaçkitjes së bankave.

E në raste të tilla, edhe nëse ndodhë grabitje, klientët nuk humbin paratë e tyre.

Kështu ka thënë Sokol Havolli, zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.

‘’Është e rëndësishme që këto mjete janë të siguruara, në raste të plaçkitjeve. Në rast të humbjes është banka që përmes kompanive të sigurimeve e cila e garanton çdo cent, çdo klient’’, ka sqaruar Havolli në Frontal.

Havolli tutje ka deklaruar se Policia e Kosovës është angazhuar maksimalisht që këto raste të mos ndodhin më.