“Rebelohet” Edi Rama, largon një grua nga takimi: Ik nga këtu, nuk lejj…

“Rebelohet” Edi Rama, largon një grua nga takimi: Ik nga këtu, nuk lejj…

Aktuale December 02, 2019 - 22:49
Detaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot disa nga banorët në zonën e ish-Kënetës, ku nuk ka kaluar pa debate të pakëndshme.

Rama gjatë takimit me banorët ka biseduar për dëmet të cilat i kanë shkaktuar tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur më 26 nëntor.

Mirëpo, gjatë takimit një banore pati një pyetje e cila nuk kishte të bënte me dëmet që i kishin bërë tërmetet, dhe kjo e bëri kryeministrin Rama që ta largonte atë nga takimi.

“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor, s’të vjen. Largohu që këtu, ka kufij çdo gjë. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj. Ato që iu a kanë mësuar nga televizori juve shkoni dhe thuajini në televizor”, ka thënë Rama.

Ndryshe, nga tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur në Shqipëri kanë humbur jetën 52 persona, si dhe janë lënduar afro 1 mijë persona.

Videon mund ta shikoni nga minuta e 16:00: