Deputeti i vetëm në parlament që kishte kërkuar hetim për bankat dhe kreditë në Kosovë

Deputeti i vetëm në parlament që kishte kërkuar hetim për bankat dhe kreditë në Kosovë

Aktuale December 06, 2019 - 12:30
Detajet

Gani Dreshaj është deputeti i vetëm që kishte kërkuar hetim për bankat dhe dhënien e kredive nga institucionet mikrofinanciare në Kosovë.

Në mandatin e kaluar si deputet, Dreshaj kishte thënë se bankat dhe disa instuticione mikrofinanciare në Kosovë janë fajdexhi të legalizuar.

Deputeti i AAK-së në atë kohë kishte kërkuar ngritje të hetimeve dhe ndëshkim për kompanitë që po luajn me normat e interesit.

Pas vendimit që BQK të mbyllë dy institucionet mikrofinanciare, Monego e Iute Credit, Dreshaj ka reaguar duke e quajtur këtë vendim si lajm të mirë.

“Lajm i mirë mbyllja e dy institucioneve mikrofinanciare, Monego e Iute Credit. Këto dy kompani ishin thjeshte fajde e legalizuar në Kosovë.

E them me bindje se kam qenë deputeti i vetëm që edhe në parlament kishte ngritur këtë shqetësim, por që kaloi në heshtje dhe pa përkrahjen e të tjerëve.

Por, BQK duhet të mirret edhe me “elefantët” dhe jo vetëm me “lepujt”.

Duhet urgjentisht një hetim për bankat e mëdha në Kosovë të cilat kanë oferta poashtu në formë fajde dhe mashtrojnë me normat e interesit” shkruan Dreshaj në Facebook.