Bizneset ngurrojnë ta raportojnë korrupsionin
FOTO: Laura Hasani

Bizneset ngurrojnë ta raportojnë korrupsionin

Aktuale December 09, 2019 - 12:07
Lexoni detajet
Image

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Drejtësi Komerciale, kanë prezantuar studimin për vitin 2019 me 256 kompani rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve, raporton “Zëri.info”.

Në këtë aktivitet i cili po mbahet në kuadër të Javës Kundër Korrupsion e ku u prezantua studimi, drejtori ekzekutiv të i Odës Amerikane, Arian Zeka theksoi se prania e korrupsionit në vend mbetet faktor shqetësues. Sipas Zekës bizneset hezitojnë ta raportojnë korrupsionin pavarësisht që të njëjtit janë në dijeni se korrupsioni ndikon në tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

“Këto rezultate do të na mundësojnë të masin progresin nga viti në vit. Ajo çfarë mbetet shqetësuese është që ekziston një prani e madhe e korrupsionit real. Bizneset vazhdojnë të ngurojnë të raportojnë korrupsionin të institucionet relevante. Bizneset janë të vetëdijshme që korrupsioni ndikon në investimet e huaja direket. Pa luftimin e korrupsionit ne vetëm do t’i tërheqim investimet amerikane e evropiane”, ka thënë Zeka.

Në anën tjetër drejtori për drejtësi komerciale në USAID, Chris Thompson potencoi se Qeveria e re duhet ta formojë Gjykatën Komerciale, përcjell “Zëri.info”.

“Të themelohet një gjykatë komerciale nga qeveria në formim. Kam qenë i impresionuar me rezultatet, kemi pasur një përqindjen të madhe të mos besimit. Këto rezultate do të jenë indikator për projektin tonë dhe prioritetet tona”, u shpreh ai.

Duke prezantuar të gjeturat e hulumtimit Ardita Hajra, zyrtare e politikave në Odën Amerikane, theksoi se papunësia dhe korrupsioni po nxitin emigrimin e fuqi punëtore.

Sipas saj, 72% e bizneseve e shohin korrupsionin si çështje shumë kritike në Kosovë.

“Projekti është realizuar në 256 biznese në gjithë Kosovën, gjysma e tyre ndërmarrje të vogla e të mesme. Të gjeturat janë shqetësuese dhe këto do t’i sinjalizojnë politikbërësit dhe institucionet që të marrin me seriozitet këtë çështje. Korrupsioni del të jetë problem i madh në vend. Papunësia dhe korrupsioni po e nxitin emigrimin e fuqisë punëtore. 72% për qind mendojnë që duhet trajtim urgjentë të korrupsionit. 42.97% mungesa e vullnetit politik për ta luftuar. 50.39% paga të vogla dhe varfëria. Kurse sundimi i ligjit 65.63% i dobët”, ka prezantuar ajo.

Hajra tutje ka thënë se 63.67% e bizneseve nuk e raportojnë korrupsionin për shkak të frikës së hakmarrjes nga institucionet relevante.

“78% e bizneseve nuk kanë raportuar raste të korrupsionit, derisa vetëm 22% kanë raportuar. 63.67% nga frika e hakmarrjes nga institucioni përkatës kurse 46.88% mungesa e besimit në institucionet gjyqësore”, tha ajo./Zëri