Thaçi e mirëpret idenë e Cakajt për bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës

Thaçi e mirëpret idenë e Cakajt për bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës

Aktuale January 16, 2020 - 22:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur  marrëveshjen e Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për krijimin e një liste të unifikuar të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi.

Këtë Thaçi e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter.

“Unë mirëpres marrëveshjen për krijimin e një liste zgjedhore të unifikuar të partive shqiptare në luginën e Preshevës. Mjet i rëndësishëm për fuqizimin politik dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Falënderoj gjithashtu ushtruesin e detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn, për mbështetjen e këtij procesi”, ka shkruar Thaçi.