IKSHPK apel qytetarëve: Veni gishitn në kokë, nga ky veprim mund të shkaktoni shpërthim epidemik!

IKSHPK apel qytetarëve: Veni gishitn në kokë, nga ky veprim mund të shkaktoni shpërthim epidemik!

Aktuale March 26, 2020 - 22:29

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sonte se janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke quar numrin e përgjithshëm në 86.

Në njoftim, IKSHPK ka bërë një apel tek qytetarët që të mos dalin, sidomos në kohën e orarit të lëvizjeve që është nga ora 16:00 deri 20:00, pasi kjo mund të shkaktoj shpërthim epidemik, transmeton Zëri.info

“Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!” thuhet në njoftim.

Në mes tjerash, IKSHPK ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shëndetin e tyre, të pushojnë kto ditë dhe ti lën insitucionet shëndetësore të merren me pandeminë e koronavirusit.

“Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!

Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!

“ thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ZERI