Rama flet për herë të parë për krizën në Kosovë

Rama flet për herë të parë për krizën në Kosovë

Aktuale March 31, 2020 - 23:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për herë të parë për situatën e krizës në Kosovë, ku në mes të përpjekjeve për frenimin e koronavirusit, një javë më parë u rrëzua me mocion mosbesimi edhe qeveria e Albin Kurtit.

“Nuk dua të them asnjë fjali se situata në Kosovë është boll e ngatërruar”, ka deklaruar Rama.

“Dhe, çdo fjali e imja do ta ngatërronte dhe më shumë”, ka shtuar ai.

“Unë nuk kam frikë nga keqshfrytëzimi i atyre që them por nuk dua të humb kohë më pas duke shpjeguar se çfarë doja të thoja e si”, tha Rama në emisionin Provokacija.

Më tej, Rama tha se nuk ishte i shqetësuar nëse disa aktorë politikë në Kosovë nuk i prisnin mirë deklaratat e tij, pasi kur flet për Kosovën për të është njëlloj sikur flet për Shqipërinë.

“Nuk më shqetëson fare, fare. Unë kur flas për Kosovën flas njëlloj si për Shqipërinë. Nuk shqetësohem fare se çfarë do thonë. Unë ju kam borxh qytetarëve të Kosovës t’ju them atë që mendoj unë. Pastaj nëse e mendoj mirë apo gabim është tjetër gjë”, u shpreh Rama.