Bajqinovci për reciprocitetin: Po i përgjigjemi diskriminimit 20-vjeçar ndaj shqiptarëve

Bajqinovci për reciprocitetin: Po i përgjigjemi diskriminimit 20-vjeçar ndaj shqiptarëve

Aktuale March 31, 2020 - 23:48

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se qeveria realizoi premtimin që e ka dhënë në fushatë duke e hequr taksën dhe duke vendosur reciprocitetin.

‘’Sot Qeveria e kryeministrit Kurti, realizoi edhe një premtim të madh parazgjedhor e që është ai i heqjes së tarifës dhe vendosjen e masave të reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, në mënyrë graduale. Nga sot, diskriminimit 20 vjeçarë që, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës ju kanë nënshtruar vijimësisht, vendi ynë do të ju përgjigjet me të njëjtat masa’’, ka thënë ai.

‘’Jemi të bindur se kjo do të prodhojë efektin e dëshiruar për të gjithë ne, pra që lejet e punës, diplomat e shkollimit dhe certifikatat e aftësimit professional do të njihen edhe atje. Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore por asnjëherë kjo nuk mund të bëhet në raporte asimetrike të sjelljes”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook