Infektologu Krasniqi: Kemi 750 shtretër të gatshëm, kemi plan që të shtojmë edhe 100

Infektologu Krasniqi: Kemi 750 shtretër të gatshëm, kemi plan që të shtojmë edhe 100

Aktuale August 03, 2020 - 22:53

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, infektologu Valbon Krasniqi, ka treguar se kapacitetet e Kosovës për trajtimin e pacientëve me COVID-19 aktualisht janë 750 shtretër ndërsa ky numër planifikohet të rritet.

“Kemi shtretër mjaftueshëm, por mos të harrojmë se kemi dhe klinika të tjera të cilat janë për qëllime tjera, pra për pacientë të sëmurë me sëmundje tjera. Kemi 750 shtretër të gatshëm, dhe kemi planin që të shtojmë edhe 100 tjerë në nivel vendi”, ka thënë Krasniqi në televizionin T7. /Zëri