Shqipëri - 4 të vdekur dhe 130 raste të reja me COVID-19

Shqipëri - 4 të vdekur dhe 130 raste të reja me COVID-19

Aktuale August 04, 2020 - 17:16

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 546 persona për COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 130 raste të reja dhe 4 të vdekur me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë. /Zëri