Një i vdekur nga COVID-19 në Gjilan, Haziri ngushëllon familjen e viktimës

Një i vdekur nga COVID-19 në Gjilan, Haziri ngushëllon familjen e viktimës

Aktuale August 04, 2020 - 17:21

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka shprehur ngushëllime familjes së personit që ka vdekur në Gjilan nga COVID-19.

Ai ka treguar përmes një postimi po ashtu edhe për gjendjen në këtë komunë në përballje me COVID-19, përcjell “Zeri.info”.

“#Dita145 me lajme të këqija. Fatkeqësisht edhe 1 gjilanas ka ndërruar jetë nga #COVID19 brenda 24 orëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 540 të infektuar në total, 338 të shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40 dhe 18 të vdekur. Ndërsa, mostra në pritje janë 38”, ka shkruar Haziri.

Në fund, Haziri ka bërë apel që të respektohen masat mbrojtëse nga COVID-19.

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh”, ka shkruar Haziri./Zëri