Grenelli nuk e pret në takim Skënder Hysenin, ky i fundit e thërret në telefon

Grenelli nuk e pret në takim Skënder Hysenin, ky i fundit e thërret në telefon

Aktuale August 04, 2020 - 20:19

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun, Skënder Hyesni, gjatë vizitës së tij në SHBA ka pasur të takohet edhe me ambasadorin Richard Grenell, në pamundësi që ky takim të realizohet Hyseni ka biseduar në telefon me Grenellin.

Hyseni përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se me Grenell kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, i cili siç thotë ai duhet të përmbyllet me njohje nga të ndërsjellë, përcjell “Zeri.info”.


“Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump.Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell”, ka shkruar Hyseni.


Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, po ashtu përmes një shkrimi tjetër të bërë public në “Facebook”, ka treguar për takimet që ka pasur gjatë ditës së sotme në SHBA.

Takimet e realizuara të Hysenit sot gjatë ditës në SHBA: 

Në vijim të takimeve të djeshme , me Zëvendës Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer dhe me drejtorin e lartë, Ryan Tully dhe Drejtoren për Evrope në Keshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë , sot u prita në Senatin amerikan për një takim me Santorin republikan Ron Johnson.

Me Senatorin Johnson i cili është aktivisht i interesuar për raportet Kosovë Serbi bëmë një bisedë të hapur rreth dialogut dhe perspektivës së një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Po sot, në zyrat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ëashington, prita për një takim të veçantë edhe z. Caleb Charles McCarry nga zyra e Shefit Ekzekutiv të Korporatës Finanaciare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (U.S. International Development Finance Corporation -DFC). Biseduam për një varg idesh për projekte investive që kjo korporatë synon të zbatojë në infrastrukturë dhe fusha tjera në Kosovë dhe rajon.

Poashtu sot pata një takim dhe bisedë shumë përmbajtësore me z. James Carafano, z.President i Insitutit Davis të Fondacionit Heritage për Siguri Nacionale dhe Politikë të Jashtme. E falenderova z. Carafano për përkrahjen e madhe që Heritage Foundation I ka dhënë Kosovës dhe ushtrisë së saj.