Vdes shqiptaro-amerikani Lekë Gojçaj, presidenti Thaçi u shpreh ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve

Vdes shqiptaro-amerikani Lekë Gojçaj, presidenti Thaçi u shpreh ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve

Aktuale August 05, 2020 - 10:31

Ka vdekur sot shqiptaro-amerikani Lekë Gojçaj. Ai ishte njëri nga veprimtarët e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i cili vazhdimisht punoi për çështjen kombëtare.

Pas lajmit për vdekjen e Lekë Gojçajt presidenti i vendit Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtoreve të tij, përcjell “Zeri.info”.

Thaçi përmes një postimi në “Facebook” thotë se Gojçaj ishte bujar dhe i pandalshëm. Atë e ka quajtur po ashtu njeri me shpirt të madh.

“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në SHBA, Lekë Gojçaj. Ai ishte bujar, i pandalshëm në punë dhe një njeri me shpirt të madh. Ngushëllime familjes Gojçaj, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe gjithë të afërmve të tij”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij “Facebook”. /Zëri