Donika Kadaj-Bujupi dhe dy fëmijët e saj infektohen me koronavirus

Donika Kadaj-Bujupi dhe dy fëmijët e saj infektohen me koronavirus

Aktuale August 05, 2020 - 10:49

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka njoftuar se është testuar për COVID-19 dhe ka dalë pozitive.

Përveç deputetes, pozitivë me koronavirus kanë dalë edhe dy fëmijët e saj, përcjell “Zeri.info”.

Kadaj-Bujupi thotë se bashkë me fëmijët e saj janë vetizoluar, me këtë rast kërkon nga qytetarët të bëjnë kujdes dhe t’i respektojnë masat.

“Dje kam rezultuar pozitive në testin për COVID-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prejse e kemi marrë testin jemi vetizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme. Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar Kadaj-Bujupi. /Zëri