15 vetura të përfshira në aksidentin në “Veternik”, mbi 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

15 vetura të përfshira në aksidentin në “Veternik”, mbi 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Aktuale August 05, 2020 - 11:29

Në aksidentin në hyrje të Prishtinës, në “Veternik”, janë përfshirë 15 automjete, ndërsa 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në vendngjarje kanë dalë zyrtarët e Njësitit të Trafikut, të cilët po merren me rastin.

“Më datën 05.08.2020, rreth orës 09:40, në rrugën Ferizaj - Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Duke u bazuar në të dhënat fillestare, ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e Njësitit të Trafikut”, ka thënë për “Zërin” Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës. /Zëri