Shala i quan ish-bashkëpartiakët e tij mosmirënjohës

Shala i quan ish-bashkëpartiakët e tij mosmirënjohës

Aktuale August 11, 2020 - 10:55

Deputeti Haxhi Shala ka reaguar ndaj disa ish-kolegëve të tij të Nismës.

Shala ka thënë sot se ish-kolegët e tij kanë përfituar nga ky i fundit ekonomikisht dhe politikisht dhe sipas tij nuk kanë qenë mirënjohës.

“Ndonëse, duke u nisur nga ky fakt, përgjatë gjithë jetës sime nuk kam vepruar kundër të keqes së askujt, por vetëm asaj produktive, pra të mirës dhe mirënjohjes së të përgjithshmes për secilin. Ndërsa disa kolegë të Nismës, që veçse kanë përfituar nga unë ekonomikisht e politikisht, paskan filluar të më gjejnë behane. Me ç’rast unë nuk po mund të arrij ta kuptoj atë behane, të cilën ma paskan etiketuar dhe nuk po mund ta pranoj si të tillë, veçse sulm pa argument, që i ngjason një luftë speciale dhe mosmirënjohjeje, duke u munduar të me stërpikin me mëkatet e mëkatarëve që gjenden atypari”, thekson Shala, transmeton “Zeri.info”.

Shala për ish-bashkëpartiakët e tij thotë se nuk do të arrijnë ta mundin atë. “Prandaj qasja e tillë për të përfituar politikisht me shantazhe dhe linçime vetëm do t’i dobësojë dhe mua do të më forcojë dhe nëse mendojnë vërtet luftë speciale do të ngelin humbës dhe unë si çdoherë fitimtar, ngase kam mjaft ushtarë që po më bashkohen, jo luftëtarë të pushkës, por të pendës dhe të betejave të politikës, që ne zgjedhjet e ardhshme do të dal edhe më triumfues se çdoherë përkundër ju humbëseve dhe mosmirënjohësve. Prandaj, ndaleni ketë qasje të fushatës se gabuar!”, ka theksuar ai në statusin e tij në “Facoobok”.

Deputeti Haxhi Shala të premten është intervistuar nga policia e Kosovës për shkak të dyshimit se ka kërcënuar me jetë drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina. /Zëri