KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët ta paguajnë borxhin para datës 1 shtator

KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët ta paguajnë borxhin para datës 1 shtator

Aktuale August 11, 2020 - 11:23

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar qytetarët se që nga data 1 shtator 2020 do të dërgojë borxhlinjtë te përmbaruesi privat.

“KRU ‘Prishtina’ SHA ju njofton se duke filluar nga data 1 shtator 2020 do të fillojë me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privatë (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite). Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privatë do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj, duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu njoftohet se deri më tash janë përgatitur me dhjetëra lëndë nga Zyra Ligjore dhe janë të gatshme për dërgim te përmbaruesi. /Zëri