“Vdekja” për së gjalli, burri nga Kosova dëshmon dhunën seksuale nga serbët (Video)

“Vdekja” për së gjalli, burri nga Kosova dëshmon dhunën seksuale nga serbët (Video)

Aktuale October 21, 2020 - 21:19

Gazetarja e “Abc News“, Linda Karadaku ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e një burri të dhunuar seksualisht nga ushtria serbe në Kosovë gjatë luftës. Burri në fjalë tregon tmerrin e përjetuar dhe fjalët e serbëve kur u kërkoi që ta vrisnin.

“Unë duke bërtitur, duke qarë, me lot, katastrofë, duke e lutur, për hir të Zotit…vramëni…. Thashë, vramëni, tha, jo jo, kështu për së gjalli kemi për të të vrarë ne” rrëfen ai.

Tashmë ai tregon jetën e re, pasi ka krijuar familjen, por makthet e së shkuarës është e pamundur që t’i harrojë. Në fund ai akuzon shtetin se nuk ka bërë asgjë për këtë kategori. 867 persona, prej tyre 838 janë femra dhe 29 meshkuj, kanë fituar statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

Në Komisionin Qeveritar të Kosovës për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale kanë aplikuar 1329 veta.