Mustafa mbështet Bajramin për të ndjekur “hajnat” e mbi 2 milionë eurove nga Thesari

Mustafa mbështet Bajramin për të ndjekur “hajnat” e mbi 2 milionë eurove nga Thesari

Aktuale October 21, 2020 - 22:39

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas skandalit ku një zyrtar nga Ministria e Financave ka kryer 4 transaksione të jashtëligjshme nga Thesari i shtetit tek një kompani private në vlerë prej 2.1 milionë euro.

i ka dhënë përkrahje ministres së Financave, Hykmete Bajrami e cila sot deklaroi se ka për synim t’i ndjekë të gjithë keqperdoruesit e buxhetit të Kosovës.

“Qytetarë të nderuar. E përkrah plotësisht ministren e Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milionë euro nga Thesari i shtetit”, ka thënë Mustafa në një postim në Favebook.

Ai i është përgjigjur edhe zërave nga opozita, kryesishtë të PDK-së, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e ministres pas këtij skandali. Mustafa ka thënë se ministrja Bajrami nuk është aty për t'u dorëzuar.

“Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për t'u dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për t'u ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo”.

“Krimi, korrupsioni dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxheti i Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit”, tha kreu i LDK-së, Isa Mustafa./Zëri