Osmani reagon pas akuzave për vjedhje të sloganit “GUXO”

Osmani reagon pas akuzave për vjedhje të sloganit “GUXO”

Aktuale January 02, 2021 - 22:48

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani se e ka vjedhur sloganin e kësaj partie.

Osmani, e cila pritet të formojë iniciativën e saj politike pas daljes nga LDK-ja, dje postoi në Facebook sloganin zgjedhor me moton “Guxo”.

E në PDK thanë se slogani i Vjosa Osmanit nuk është hiq më shumë se një vjedhje e sloganit të partisë në kohën kur ajo drejtohej nga Hashim Thaçi, në vitin 2004.

Akuzat e PDK-së i ka hedhur sot poshtë vetë Vjosa Osmani. Ajo në një postim në Facebook ka cituar poetin Ndre Mjedën duke thënë se “Çfarëdo sendi me fitue, Trimni lypet e guxim”./RTKLive

 

‘Tuj u tall' e tuj pritue Kurrgjasend nuk qitet n’dritë Çfarëdo sendi me fitue Trimni lypet e guxim’ (Ndre Mjeda) #GUXO

Posted by Vjosa R. Osmani on Saturday, January 2, 2021