Artisti kosovar merr vëmendjen ndërkombëtare me portretin e Joe Bidenit (Foto)

Artisti kosovar merr vëmendjen ndërkombëtare me portretin e Joe Bidenit (Foto)

Aktuale January 18, 2021 - 16:22

Një artist nga Kosova ka marrë vëmendjen e mediave të huaja me artin e krijuar nga kokrrat e grurit, misrit, orizit dhe farat e lulediellit.

Alkent Pozhegu nga Gjakova ka krijuar një portret gjigant të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden i cili të mërkurën pritet të inaugurohet si president i 47-të i SHBA-së, shkruan Zeri.info.

Pozhegu ka treguar për mediat e huaja se këtë e ka bërë në shenjë falënderimi për rolin e SHBA-së dhe në veçanti të Joe Bidenit ndaj Kosovës.

Kujtojmë se Pozhegu kishte thyer rekordin Guinnes me veprën e tij të artit me figurën e Rita Orës. Për këtë mozaik, artisti kishte përdorë 2 ton drithëra.

Mozaiku i cili shfaq imazhin e Rita Orës është 300 m² dhe është arritur duke përdorur misër, grurë, farë luledielli dhe fasule.

Më poshtë mund të shihni portretin e Bidenit, përmasat e të cilit janë 3 x 2,5 metër. /Zëri

 

A work of art in honor of the inauguration of Mr. Joe Biden President of the United States of America. ...

Posted by Alkent Pozhegu on Monday, January 18, 2021