Haskuka i tronditur nga vdekja e 15-vjeçarit, ngushëllon familjarët

Haskuka i tronditur nga vdekja e 15-vjeçarit, ngushëllon familjarët

Aktuale January 18, 2021 - 16:55

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se është i tronditur pas lajmit të sotëm se një 15-vjeçar në këtë komunë është vrarë, raporton Zeri.info.

Haskuka thekson se autori i krimit është i mitur dhe me të po merren organet e rendit për të hetuar rrethanat e tjera të ngjarjes.

“Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot, me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e plagëve të marrura. Nga drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës, u informova që personi përgjegjës, i cili poashtu është i mitur, tashmë është në mbajtje si dhe policia është duke hetuar të gjitha rrethanat në lidhje me këtë rast të rëndë” thotë ai.

Kreu i kësaj komune u ka shprehur ngushëllime familjarëve të 15-vjeçarit.

“Në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit. Me shpresë që ngjarjet e tilla të mos ndodhin kurrë më”, përfundon ai. /Zëri